Klan Kosova ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e “Big Brother VIP Kosova”, duke lënë të kuptohet se edicioni i ri mund të nisë më herët nga sa ishte parashikuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, televizioni njoftoi: “Edicioni i ri mund të fillojë më shpejt sesa e kemi menduar!” Postimi u shoqërua edhe me mesazhin: “A jeni gati për spektaklin më të madh në shqiptari? Big Brother VIP Kosova po rikthehet!” Njoftimi vjen pasi prej javësh ishte bërë e ditur se përgatitjet për sezonin e ri kishin nisur, ndërsa Olsa Muhameti do të jetë sërish producentja e formatit. Deri në këto…
Author: ekskluzivet
Familja e aktorit të njohur të humorit Behar Mera është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare vëllai i tij, Masar Muharrem Mera. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe detajet e ceremonisë mortore. I prekur nga humbja, Behar Mera ka publikuar një mesazh prekës për vëllain e tij: “Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllait tonë të dashur, Masar Muharrem Mera (23.08.1969 – 04.08.2026). Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona. Qoftë i xhenetit.” Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të…
Pas suksesit të albumit të tij më të fundit, Don Xhoni po vazhdon turin me performanca në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, ndalesa e radhës ishte në Gjakovë, ku një incident i papritur tërhoqi vëmendjen e publikut. Gjatë performancës, një person nga publiku duket se e ka provokuar reperin. Megjithatë, nga videot që po qarkullojnë në TikTok nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht përpara reagimit të tij. Në një moment, Don Xhoni reagoi duke i hedhur pijen në drejtim të personit në fjalë. Pak çaste më vonë, në skenë u afrua edhe vëllai i tij, Leonardi,…
Nga një prej çifteve më të dashura të showbiz-it shqiptar vijnë sërish aludime për një krizë në marrëdhënie. Që prej njohjes së tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” në vitin 2021, Sarah Berisha dhe DJ PM kanë qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve për ndarje. Sa herë që kanë munguar postimet e përbashkëta apo janë shfaqur më pak aktivë në rrjetet sociale, kanë qarkulluar lajme se lidhja e tyre kishte përfunduar. Megjithatë, deri më tani, çifti ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien larg syrit të publikut. Edhe vetë DJ PM ka deklaruar më herët se preferon ta jetojë jetën…
Një sulm me dron ka goditur një plazh të mbushur me pushues në resortin Arkhipo-Osipovka, pranë qytetit Gelendzhik në rajonin rus të Krasnodarit, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur. Sipas autoriteteve ruse, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, mes tyre tre fëmijë, ndërsa rreth 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur objekti fluturues bie pranë zonës së plazhit, ku ndodheshin dhjetëra pushues në breg dhe në det, duke shkaktuar panik. Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, deklaroi se objektivi i sulmit ishte infrastruktura civile. Sipas tij, në vendngjarje…
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross në Athinë. Autoritetet greke kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku 26-vjeçari afgan, i dyshuar për krimin, shihet duke ecur qetësisht në qendër të Athinës me një valixhe të madhe. Sipas hetimeve, brenda saj ndodhej trupi i pajetë i 38-vjeçares. Sipas policisë, i riu dyshohet se kishte planifikuar të fshihte trupin në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit, ku ai u zbulua tetë ditë më vonë. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se, pas krimit, 26-vjeçari përdori telefonin e viktimës për t’u dërguar…
Ronela Hajati po tërheq sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë falë një videoje që është bërë virale në TikTok. Prej disa muajsh, këngëtarja është shfaqur dukshëm e transformuar në pamje, duke habitur ndjekësit me humbjen e konsiderueshme në peshë dhe stilin e saj të ri. Së fundmi, një video nga një prej koncerteve të kësaj vere është shpërndarë gjerësisht në TikTok. Përveç performancës energjike, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë transformimi fizik i Ronelës. Komentet janë mbushur me komplimente, ndërsa shumë përdorues kanë vlerësuar pamjen e saj me komente si: “she glow up”, “duket shumë mirë”…
Një postim i fundit i Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit ka mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjetet sociale. Çifti, i cili prej disa ditësh po shijon pushimet së bashku, publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqen të përqafuar. Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve nuk e mori vetëm momenti romantik, por edhe pozicioni i dorës së Mateos mbi barkun e Brikenës. Ky detaj ka bërë që shumë fansa të aludojnë se dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim nga Brikena…
Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shqipëri. Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike është regjistruar në orën 16:28, me epiqendër 35 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 4 kilometra në jug të Elbasanit. Tërmeti kishte një thellësi prej 5 kilometrash, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin në disa zona të Shqipërisë së Mesme, përfshirë Tiranën, Elbasanin dhe zonat përreth. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.
Pas përfundimit të eksperiencës si moderatore e “Ferma VIP 3”, Arbana Osmani duket se ka nisur punën për një projekt të ri, për të cilin ka dhënë vetëm disa sinjale në rrjetet sociale. Moderatorja ndodhet aktualisht në Korenë e Jugut, nga ku ka ndarë me ndjekësit momente nga vizita e saj në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), kufiri mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Përmes disa postimeve në InstaStory, Arbana tregoi se turi në DMZ zgjati rreth shtatë orë dhe se gjatë një pjese të madhe të itinerarit vizitorëve nuk u lejohej përdorimi i telefonave. Ajo ndau edhe histori…