Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Esmeralda, është përfshirë në një valë reagimesh në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje nga varrezat. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ajo shihet teksa viziton varrezat së bashku me babanë e saj. Postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Erdhëm këtu me babin.” Megjithatë, nuk ishte vizita ajo që tërhoqi vëmendjen, por mënyra se si u realizua dhe u publikua videoja. Në pamje, Esmeralda pozon para kamerës dhe më pas filmon veten duke hedhur ujë mbi varr. Ky veprim ka nxitur komente të shumta, ku një pjesë e ndjekësve e konsideruan të papërshtatshme publikimin e…
Author: ekskluzivet
Këngëtari i njohur Labinot Rexha është përfshirë në një rast që po hetohet nga autoritetet në Kosovë. Sipas raportimit të Sinjalit, një video e siguruar nga Policia e Kosovës ka vënë në lëvizje hetuesit në Klinë. Në pamje, sipas raportimit, shihet një person duke shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Videoja është raportuar se u është dorëzuar autoriteteve më 5 gusht, ndërsa pas analizimit të saj kanë nisur veprimet hetimore. Sipas të njëjtit burim, dyshohet se gjatë performancës muzikore, Labinot Rexha ka marrë një pistoletë dhe ka shtënë katër herë në ajër. Raportohet gjithashtu se hetuesit kanë kontaktuar…
Pas muajsh të mbushur me polemika dhe deklarata të forta mes saj dhe ish-partnerit Arnold, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Katerina, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me vogëlushen e saj. Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi ku shihen vetëm këmbët e foshnjës, e veshur me rroba rozë. Krahas fotos, Katerina ka shkruar: “My sunshine, my everything” (“Dielli im, gjithçka ime”), duke shprehur edhe një herë dashurinë e madhe për të bijën. Kujtojmë se disa muaj më parë, marrëdhënia mes Katerinës dhe Arnoldit u bë pjesë e debatit publik. Katerina deklaroi se ish-partneri nuk ishte interesuar…
Lori Hoxha ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që po komentohet gjerësisht nga ndjekësit. Drejtuesja e Top Channel ka publikuar në InstaStory një thënie të filozofit amerikan Ralph Waldo Emerson, e cila është interpretuar nga shumë përdorues si një mesazh me nënkuptim. “Njerëzit duket se nuk e kuptojnë që opinioni i tyre për botën është gjithashtu një rrëfim i karakterit të tyre.” Postimi vjen vetëm pak pasi në media dhe rrjetet sociale nisën të qarkullojnë aludime për një raport të tensionuar mes Lori Hoxhës dhe Grida Dumës. Madje, disa raportime kanë spekuluar edhe për një largim…
Një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok ka rikthyer në qendër të vëmendjes Rasim Avdylin. Në pamjet që janë bërë virale, TikTokeri shihet duke transmetuar live teksa ecën gjatë natës në një rrugicë. Pas pak çastesh, në video shfaqet një person që i drejtohet me fjalë fyese. Menjëherë pas kësaj, Rasimi shihet duke vrapuar për t’u larguar nga vendi, ndërsa transmetimi vazhdon për disa momente. Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e tij dhe kanë pyetur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo nuk është hera…
Elijona, finalistja që spikati në Big Brother VIP Kosova 4, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar edhe pas përfundimit të spektaklit. Edhe pse gëzon mbështetjen e shumë ndjekësve, nuk mungojnë as komentet provokuese në rrjetet sociale. Në një nga postimet e saj të fundit në Instagram, një komentues i shkroi me ironi: “Xume a spo blen mo like a?” Elijona vendosi të mos e injoronte komentin, por iu përgjigj me humor dhe ironi. “Jo bre mu kan hargju paret e finales, spo kom mo, a po mi blen ti?..”, ia ktheu ajo. Përgjigjja e saj u pëlqye…
Vetëm pak ditë pas publikimit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën, i cili u prit mjaft mirë nga publiku, Gjesti ka vendosur të falënderojë ndjekësit e tij me një mesazh të veçantë në rrjetet sociale. Këngëtari publikoi në Instagram një kolazh me disa nga momentet më të bukura të kohëve të fundit, ku përfshihen pamje nga pushimet jashtë vendit pranë babait të tij, si edhe fotografi e video nga përditshmëria. Krahas postimit, Gjesti shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij. “Së pari, falënderimi i takon Zotit, e pastaj secilit prej jush për mbështetjen,…
Katër vite pasi la politikën për televizionin, Grida Duma ka rrëfyer për herë të parë detaje nga vendimi që i ndryshoi karrierën. E ftuar në podcast-in “UET Cast”, moderatorja e “Top Story” tregoi se gjithçka nisi pas një propozimi nga drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, të cilin e cilësoi si një “bekim”. “Ishte një propozim i cili më la pa frymë. Kur e dëgjova, shtanga. Besoj se ishte një shenjë dhe erdhi në momentin e duhur”, u shpreh Duma. Ajo tregoi se në atë periudhë nuk ndihej më e motivuar të vazhdonte në politikë, duke kritikuar ashpër gjendjen e…
Një moment i pazakontë i regjistruar në rrugët e Tiranës është bërë viral në rrjetet sociale dhe po komentohet gjerësisht nga përdoruesit. Në një video që po qarkullon në platforma të ndryshme, një turiste e huaj shihet duke ndaluar pranë një muzikanti rruge, i cili po interpreton muzikë popullore shqiptare. E rrëmbyer nga ritmi, turistja nis të kërcejë para tij, ndërsa më pas bën edhe lëvizje provokuese, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe personave të pranishëm. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku kanë nxitur reagime të ndryshme. Disa e kanë cilësuar si një moment spontan dhe…
Pas suksesit të albumit të tij më të fundit, Don Xhoni po vazhdon turin veror me koncerte në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, reperi performoi në Gjakovë, ku u përfshi në një incident të papritur. Gjatë koncertit, një person nga publiku duket se e ka provokuar artistin. Megjithatë, nga videot që po qarkullojnë në TikTok nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht përpara reagimit të tij. Në një moment, Don Xhoni reagoi duke i hedhur pijen në drejtim të personit në fjalë. Pak sekonda më vonë, në skenë u afrua edhe vëllai i tij, Leonardi, por reperi…