Familja e aktorit të njohur të humorit Behar Mera është në zi.

Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare vëllai i tij, Masar Muharrem Mera. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe detajet e ceremonisë mortore.

I prekur nga humbja, Behar Mera ka publikuar një mesazh prekës për vëllain e tij:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllait tonë të dashur, Masar Muharrem Mera (23.08.1969 – 04.08.2026). Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona. Qoftë i xhenetit.”

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 15:00, ndërsa Masar Muharrem Mera do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin Krajkë të Dibrës.

Ngushëllime familjes Mera për këtë humbje të rëndë.