Një postim i fundit i Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit ka mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjetet sociale.

Çifti, i cili prej disa ditësh po shijon pushimet së bashku, publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqen të përqafuar. Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve nuk e mori vetëm momenti romantik, por edhe pozicioni i dorës së Mateos mbi barkun e Brikenës.

Ky detaj ka bërë që shumë fansa të aludojnë se dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim nga Brikena apo Mateo se janë në pritje të ëmbël. Gjithçka mbetet në nivel spekulimesh të ndjekësve, të cilët kanë mbushur postimin me komente dhe urime.

As Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar ndaj aludimeve, duke lënë të hapur vend për interpretime të ndryshme në rrjetet sociale.