Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shqipëri.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike është regjistruar në orën 16:28, me epiqendër 35 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 4 kilometra në jug të Elbasanit.
Tërmeti kishte një thellësi prej 5 kilometrash, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin në disa zona të Shqipërisë së Mesme, përfshirë Tiranën, Elbasanin dhe zonat përreth.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.

