Vetëm pak javë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, Armir Shahini po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë, shkak janë bërë aludimet për një hyrje të mundshme të tij në Ferma VIP. Gjithçka nisi pas një postimi të Ermal Mamaqi në Instagram, ku ai publikoi një foto krah Mirit dhe shkroi:“Si mendoni, ku do ishte Miri më i miri?” Kjo pyetje ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente dhe dyshime se ish-finalisti i BBVA mund të bëhet pjesë e Ferma VIP 3. Në një moment kur dinamika brenda fermës është në kulm, ndjekësit po aludojnë se…
Author: ekskluzivet
Një moment gazmor dhe plot panik është regjistruar së fundmi në Ferma VIP, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura mes banorëve dhe publikut. Gjithçka nisi kur Gresa shpërtheu papritur në britma, duke alarmuar menjëherë gjithë fermerët. Të trembur nga reagimi i saj, banorët u ngritën me vrap dhe shkuan drejt saj, duke menduar se kishte ndodhur diçka serioze brenda shtëpisë. Por në fund, gjithçka rezultoi false alarm. Shkaku i gjithë panikut ishte thjesht një insekt, të cilin Gresa e kishte parë pranë vetes dhe ishte trembur. Momenti ka shkaktuar të qeshura të mëdha në fermë, ndërsa videoja po qarkullon me…
Pas një jave plot tensione, debate dhe zhvillime të forta në Ferma VIP, produksioni ka publikuar promon e Prime-t të radhës, duke paralajmëruar një mbrëmje vendimtare për banorët. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, përmenden ngjarjet e fundit që kanë tronditur fermën, përfshirë eliminimin e Adion Puka dhe incidentet që kanë ndezur debat të madh online. Në qendër të vëmendjes mbetet Fabjola Elezaj, e cila pas situatës së krijuar në spektaklin e kaluar do të përballet me pasojat e veprimeve të saj. Sipas promos, Agai ka marrë një masë disiplinore ndaj saj, ndërsa qëndrimi i Olës në lojë duket…
Mes tensioneve dhe zhurmës mediatike që kanë përfshirë Ferma VIP ditët e fundit, Arbana Osmani ka gjetur kohë për një moment shumë personal dhe emocional. Moderatorja ka festuar ditëlindjen e partnerit të saj, Eduart Grishaj, duke ndarë në Instagram disa momente romantike dhe familjare. Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte dedikimi i saj. Krah një fotografie ku shfaqen të përqafuar buzë një liqeni, Arbana shkroi:“Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund ❤️” Fjala “stuhi” është interpretuar nga shumë ndjekës si një referencë indirekte ndaj situatës së tensionuar të krijuar së fundmi në program, pas incidenteve…
Pas fotos romantike që Bes Kallaku publikoi së fundmi me partneren e tij të re, rrjeti është përfshirë nga aludimet dhe kurioziteti për identitetin e vajzës misterioze. Edhe pse aktori ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike, duke mos ia zbuluar fytyrën, gazetari Elton Tozaj ka ndarë disa detaje gjatë një lidhjeje me Klan Kosova. Ai u shpreh se e njeh partneren e re të Besit dhe e përshkroi si një vajzë shumë të thjeshtë dhe larg botës së showbiz-it. Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte deklarata e tij se vajza ka një ngjashmëri të dukshme me Xhensila…
Pas skandaleve dhe tensioneve të fundit në Ferma VIP, Fabjola Elezaj është futur në një televotim penalizues nga produksioni. Vendimi erdhi pas situatave të forta të ndodhura në Prime dhe debateve të shumta që kanë ndezur rrjetet sociale ditët e fundit. Ndërkohë, edhe në profilin tonë është hapur një sondazh për publikun me pyetjen:“A duhet të largohet Ola?” Rezultatet kanë qenë mjaft të forta. Sipas votave të ndjekësve, 81% janë shprehur se Ola duhet të largohet nga Ferma VIP, ndërsa vetëm 19% kanë votuar kundër largimit të saj. Ky rezultat tregon revoltën e madhe të publikut pas ngjarjeve të fundit,…
Një moment i paqartë nga Prime-i i fundit i Ferma VIP po merr tani një tjetër kuptim, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale. Gjatë transmetimit live, Mimoza Ahmeti kërkoi fjalën për të rikthyer në vëmendje një situatë të ndodhur në shtëpi, por Arbana Osmani e ndërpreu menjëherë, duke mos e lejuar të vazhdonte. Në atë moment nuk u kuptua se për çfarë bëhej fjalë. Por së fundmi, në rrjet ka qarkulluar një video ku shihet Fabjola Elezaj pranë shtratit ku ndodheshin Moza dhe Bujaka, ndërsa po i bënte masazh këmbëve këtij të fundit. Gjatë këtij momenti, Ola i…
Ngjarjet e fundit në Ferma VIP pritet të marrin vëmendjen kryesore në Prime-n e së premtes. Pas incidentit ku Fabjola Elezaj përdori fjalor ofendues ndaj Arbana Osmani, situata e saj në lojë mbetet ende e paqartë. Në rrjet dhe media online po qarkullojnë informacione se familjarët e Olës mund të jenë të pranishëm në studio gjatë transmetimit të radhës. Sipas raportimeve, ata mund të kërkojnë falje publike në emër të saj dhe të sqarojnë situatën e krijuar pas Prime-t të fundit. Ndërkohë, mbrëmja e së premtes pritet të jetë vendimtare edhe për fatin e Olës në garë. Gjatë spektaklit do…
Vëmendja në Ferma VIP vazhdon të jetë e përqendruar te Fabjola Elezaj, pas incidentit të bujshëm me Arbana Osmani. Teksa ndodhet në një televotim penalizues dhe pret vendimin e publikut, një tjetër moment i saj brenda shtëpisë ka ndezur rrjetin. Në një video të publikuar së fundmi, Ola shihet duke parë drejt kamerës, ndërsa vendos kapuçin e xhupit dhe nis të bëjë mimika dhe shprehje të çuditshme në fytyrë. Pamjet janë shoqëruar me buzëqeshje dhe shikime që shumë ndjekës i kanë interpretuar si sfiduese. Ky moment ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut mendon…
Regjisori i programit “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj, ka sqaruar përmes një komunikimi publik pozicionin e tij mbi ngjarjen e fundit që përfshiu banoren Fabjola Elezaj dhe moderatoren Arbana Osmani Përmes një deklarate në platformat digjitale, ai ka hedhur poshtë aludimet për lidhje familjare me pjesëmarrësen, duke sqaruar procesin e përzgjedhjes së saj në garë. Grishaj argumentoi se reagimi i konkurrentes gjatë transmetimit buron nga presioni emocional dhe vlerësoi qasjen e drejtueses së programit në menaxhimin e situatës. Lidhur me këtë çështje, ai u shpreh: “Asnjë kushëri apo kushërirë e imja nuk ka qenë, as nuk është dhe nuk do…