Atmosfera në Ferma VIP është tensionuar sërish pas një përplasjeje të ashpër mes Mozës dhe Ilirit, e cila ka degjeneruar në ofendime personale dhe përmendje të familjarëve.

Debati nisi me akuza dhe kunja reciproke, ku Moza ironizoi Ilirin për periudhën e tij të jetesës në Itali. Situata u përshkallëzua kur Iliri iu kundërpërgjigj me komente që irrituan menjëherë konkurrenten.

Pas shkëmbimit të fjalëve, Moza reagoi ashpër duke përfshirë në debat edhe familjen e Ilirit, çka solli një reagim të menjëhershëm nga ana e tij. Të dy vijuan përplasjen me tone të larta, ndërsa fermerët e tjerë ndoqën me shqetësim situatën.

Pamjet e debatit po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit janë ndarë në mendime për sjelljen e dy konkurrentëve. Shumë prej tyre kanë kritikuar faktin që në debat u përfshinë edhe familjarët, duke e konsideruar këtë një nga momentet më të tensionuara të javëve të fundit në fermë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë pasoja për Mozën dhe Ilirin, ndërsa gara po hyn në fazën më vendimtare drejt finales.