Pas javësh aludimesh dhe pyetjesh të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale, Brikena ka vendosur të flasë hapur për statusin e marrëdhënies së saj me Mateon.
Përmes një mesazhi të gjatë të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, ajo ka konfirmuar se lidhja mes tyre ka përfunduar, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi.
Brikena u shpreh se nuk e kishte të lehtë të fliste publikisht për jetën personale, por ndjeu se u detyrohej një sqarim të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.
Ajo theksoi se ndarja ka ardhur pa konflikte apo mungesë respekti mes tyre dhe se vazhdon të ruajë vlerësim për Mateon dhe për gjithçka që kanë kaluar së bashku.
Sipas saj, jo çdo ndarje shoqërohet me urrejtje apo fajësime, pasi ndonjëherë rrugët e njerëzve thjesht ndahen. Në reagimin e saj, Brikena falënderoi gjithashtu ndjekësit për mbështetjen dhe mirëkuptimin.
Në fund të mesazhit, ajo bëri të ditur se për një periudhë do të largohet nga disa grupe dhe diskutime online, pasi ka nevojë për qetësi dhe kohë për veten.
Reagimi i saj ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë vërshuar me mesazhe mbështetjeje pas konfirmimit të ndarjes nga Mateo.

