Publikimi në sociale i një videoje që shfaq dhunën ndaj një 17-vjeçareje në Fier ka rikthyer ngjarjen në qendër të vëmendjes publike, edhe pse episodi kishte ndodhur rreth një muaj më parë. Pas reagimeve të shumta, Drejtoria Vendore e Policisë Fier publikoi një deklaratë zyrtare, ku bëri të ditur se rasti ishte denoncuar menjëherë pas ngjarjes dhe se veprimet procedurale ishin kryer në bashkëpunim me Prokurorinë. Sipas Policisë, më 8 qershor 2026, 17-vjeçarja, e shoqëruar nga nëna e saj, u paraqit në Komisariatin e Policisë Fier, ku kallëzoi se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo…
Author: ekskluzivet
“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre adoleshente më datë 8 qershor, por ngjarja u bë publike ditën e djeshme për mediat. Nëna e 17-vjeçares, e kontaktuar nga Top Channel, me lot në sy shprehet se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes.Ndërkohë, çështja është në shqyrtim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet…
Këngëtarja dhe sipërmarrësja Ledi Vokshi ka prekur ndjekësit me një rrëfim të sinqertë në rrjetet sociale, ku bëri të ditur se ka përjetuar humbjen e foshnjës që ishte në pritje. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2” tregoi se kishte menduar ta përdorte postimin për të ndarë lajmin e bukur të shtatzënisë, një ëndërr për të cilën, sipas saj, ishte lutur prej tre vitesh. Megjithatë, ngjarjet morën një kthesë të dhimbshme, duke e shtyrë të fliste hapur për humbjen që ka përjetuar. Në mesazhin e saj, Vokshi u solidarizua me të gjitha gratë që kanë kaluar të njëjtën përvojë, duke…
Shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka bërë të ditur se po përgatit disa projekte të reja, mes të cilave spikat një bashkëpunim muzikor me artistin Bujaka, si edhe një platformë online që do t’i sjellë më pranë publikut krijimtarinë e saj letrare. E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, Ahmeti u shpreh se gjatë viteve është komentuar më shumë për deklaratat e saj publike sesa për veprat që ka botuar. Për këtë arsye, ajo po punon për krijimin e një faqeje të dedikuar, ku librat dhe botimet e saj do të jenë të disponueshme në format elektronik, duke…
Vetëm pak javë pasi përjetoi emocionin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij të dytë, këngëtari i njohur Blero ka vendosur të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm, kësaj radhe në aspektin estetik. Artisti ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje për mbjelljen e flokëve. Me këtë vendim, Blero i është besuar ekipit profesional të klinikës, e cila prej vitesh ka krijuar reputacion për shërbime cilësore dhe rezultate të suksesshme në fushën e transplantit të flokëve. Ndryshimi vjen në një periudhë të rëndësishme për këngëtarin, i cili së fundmi është përqendruar jo vetëm…
Platforma X Media, e krijuar nga Donald dhe Romeo Veshaj, prej disa javësh nuk ka publikuar asnjë material të ri, duke ngritur pikëpyetje mes ndjekësve për të ardhmen e saj. Sipas asaj që vihet re në kanalet zyrtare, aktiviteti është ndërprerë që prej 13 qershorit, ndërsa emisioni i fundit i transmetuar ishte “Më Lër Ta Mbaroj”. Në fund të atij episodi, Donald Veshaj u shpreh se emisioni do të rikthehej “javën tjetër”, por deri tani nuk ka pasur asnjë episod të ri dhe as ndonjë njoftim zyrtar që të shpjegojë arsyet e kësaj pauze. Mungesa e komunikimit ka shtuar spekulimet…
Kejsi Borri ka folur për herë të parë mbi mundësinë për t’u bërë pjesë e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Albania, gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”. E pyetur nëse do ta pranonte një ftesë për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Kejsi u shpreh se për momentin nuk e sheh si prioritet një eksperiencë të tillë, pasi dëshiron të realizojë fillimisht disa projekte personale. Ajo tregoi se ka shumë ngjashmëri në karakter me vëllain e saj, Mateo Borri, megjithëse pranoi se është më impulsive dhe ka më pak durim se ai. Kejsi theksoi…
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani, vazhdon të marrë mbështetje nga ndjekësit edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Së fundmi, modelja është surprizuar nga fansat me një trofe simbolik, i shoqëruar me një mesazh të ndjerë, ku vlerësohen karakteri, forca dhe mënyra se si ajo ka përballuar sfidat gjatë dhe pas reality show-t. Në dedikimin e tyre, admiruesit e përshkruajnë Brikenën si një vajzë me shpirt luftarak, e cila ka ditur të ecë përpara me dinjitet dhe besim në vetvete. Sipas tyre, ajo është kthyer në një burim frymëzimi për…
Këngëtari Bardhi ka ndarë disa nga momentet më të ndjera të jetës së tij gjatë një interviste në podcastin e Grida Duma, ku foli për fëmijërinë, luftën, familjen dhe jetën e tij personale. Mes rrëfimeve më prekëse ishte ai për periudhën e luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit nga bombardimet. Artisti kujtoi se dyert e banesës ishin të mbushura me plumba, një kujtim që, sipas tij, ka mbetur i pashlyeshëm. Gjatë bisedës, Bardhi u ndal edhe te besimi në Zot, duke treguar se ka qenë një nga shtyllat kryesore që e ka ndihmuar të përballojë sfidat dhe…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas videos dhe pamjeve me arkivol të shfaqura gjatë protestës para Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një simbolikë të rëndë dhe të papranueshme. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Rama iu drejtua protestuesve me fjalët “të dashur flamingo”, duke thënë se protesta e nisur nga shqetësime të sinqerta qytetare është devijuar nga forca politike dhe grupe që, sipas tij, kërkojnë ta përdorin për qëllime të tjera. Kreu i qeverisë u shpreh se arkivoli nuk mund të shihet si formë normale proteste, pasi sipas tij lidhet vetëm me vdekjen dhe me një të…