Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka lënë të kuptohet se së shpejti do të bëjë një deklaratë publike për çështje që, sipas saj, janë komentuar në mënyrë të pavërtetë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke dhënë një mesazh të shkurtër, pa zbuluar ende detaje konkrete për atë që pritet të rrëfejë. “Ka ardhur momenti të tregoj të vërtetën. Kam dëgjuar shumë gjëra të pavërteta për veten time dhe kam vendosur të hesht. Ka ardhur momenti që unë të flas”, shprehet Françeska në video. Deri më tani, ajo nuk ka sqaruar se cilave pretendime…
Author: ekskluzivet
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, njoftoi ditën e djeshme pezullimin nga detyra të një polici në Fier. Vendimi erdhi pasi efektivi shkeli rregulloren dhe standardet e uniformës duke hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me tri vajzat që dhunuan barbarisht një 17-vjeçare pak ditë më parë, raportoi OraNews. Sipas gazetarit investigativ Eraldo Harlica në “Top Story” natën e mbrëmshme, vajzat i ngritën një kurth policit menjëherë pas denoncimit për dhunë. Ato e joshën duke i premtuar një “sqarim” dhe e ftuan në një hotel. Pa pasur nevojë për kontakt fizik, ato e fotografuan dhe e filmuan në dhomë,…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka reaguar pasi në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë fotografi të saj nga vite më parë. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo u është përgjigjur kritikave, duke theksuar se nuk ndihet aspak e shqetësuar nga publikimi i imazheve të së kaluarës. Sipas saj, ato fotografi janë pjesë e rrugëtimit të jetës dhe përfaqësojnë personin që ka qenë, duke e ndihmuar të bëhet ajo që është sot. Dolce ironizoi gjithashtu ata që, sipas saj, mendojnë se mund ta lëndojnë përmes publikimit të këtyre fotove, duke theksuar se kanë zgjedhur personin e gabuar. Ajo…
Reperi i njohur shqiptar Noizy ka reaguar publikisht për të paralajmëruar ndjekësit e tij lidhur me profile dhe faqe të rreme që, sipas tij, po përdorin emrin dhe imazhin e tij për të promovuar kazino online. Përmes një postimi në InstaStory, artisti sqaroi se nuk ka asnjë lidhje me këto faqe dhe u bëri thirrje fansave të tregojnë kujdes. “Të gjitha faqet që po shfaqen në emrin tim lidhur me casino online janë fallco. Të pavërteta. Mos i besoni, mos klikoni, sepse janë mashtrime të gjitha”, shkroi Noizy. Me këtë reagim, reperi u kërkoi ndjekësve të mos ndërveprojnë me profilet…
Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier kanë ngritur akuza për mungesë reagimi nga institucionet, duke pretenduar se, edhe pse ngjarja u denoncua menjëherë, për javë të tëra nuk morën asnjë informacion mbi ecurinë e çështjes. Në një intervistë për Top Channel, nëna e vajzës tregoi se e mitura u dërgua fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit me shenja të dukshme dhune në trup. Sipas saj, vajza kishte plagë në buzë dhe hematoma në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, familja iu drejtua Policisë së Fierit, ku u bë kallëzimi zyrtar. Sipas nënës,…
Videoja e dhunës ndaj një 17-vjeçareje në Fier, e cila u bë virale ditët e fundit në rrjetet sociale, ka shkaktuar reagime të shumta nga opinioni publik dhe personazhe të njohur. Mes tyre është edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka ndarë një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin për fenomenin e dhunës mes të rinjve dhe pasojat që, sipas tij, lë te viktimat dhe te shoqëria në tërësi. Në reagimin e tij, Luiz shkruan se raste të tilla nuk janë thjesht dështim i individëve të përfshirë, por tregojnë një problem më të gjerë shoqëror. “Ka ngjarje…
Një deklaratë e gazetarit Elton Tozaj në emisionin “T7” ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Françeska Muratit. Gazetari aludoi se ish-banorja e “Big Brother VIP 3” është rikthyer në Shqipëri për arsye që lidhen me jetën e saj private dhe jo për pushime. Pas publikimit të videos në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, Françeska vendosi të reagojë publikisht në seksionin e komenteve, duke i kundërshtuar deklaratat dhe duke i cilësuar ato si të pavërteta. Në komentin e saj, ajo sfidoi gazetarin të paraqiste prova për pretendimet e bëra, ndërsa e akuzoi për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme…
Ngjarja e rëndë e dhunës ndaj një 17-vjeçareje në Fier, e cila ka dominuar vëmendjen e opinionit publik gjatë ditëve të fundit, vijon të sjellë zhvillime të reja. Pasi videoja e parë, ku e reja shihej duke u dhunuar fizikisht nga disa bashkëmoshatare, shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale dhe nxiti reagimin e autoriteteve, tashmë është publikuar edhe një video e dytë që lidhet me të njëjtin rast. Në pamjet e reja, 17-vjeçarja shfaqet duke u kërkuar falje personave që, sipas hetimeve, dyshohet se e dhunuan. Ende nuk dihet në çfarë rrethanash është regjistruar kjo video dhe nëse kërkimfalja…
Prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në ngjarjen e dhunës ndaj 17-vjeçares në Fier kanë reaguar publikisht, duke kërkuar falje për atë që ka ndodhur dhe duke folur për gjendjen shëndetësore të vajzës së tyre. Në një prononcim për Top Channel, nëna e të miturës tha se familja e kishte mësuar fillimisht për ngjarjen përmes mediave dhe më pas ishte kontaktuar nga Policia për të dhënë dëshminë. Mes emocionesh, ajo i kërkoi ndjesë 17-vjeçares dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje për ngjarjen. “Ju kërkoj ndjesë prindërve të asaj vajze. Jam shumë e prekur dhe më vjen shumë…
Kanë dalë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të dhunës ndaj një 17-vjeçareje në Fier, videoja e së cilës u bë virale ditët e fundit në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të bëra publike nga Policia e Fierit, njëra prej vajzave të përfshira në incident ishte arrestuar më 28 qershor për një çështje tjetër. Autoritetet bëjnë me dije se e mitura u procedua pasi ishte kallëzuar nga nëna e saj për ushtrim dhune në familje. Pas arrestimit, ajo u dërgua për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë. Ngjarja ndaj 17-vjeçares kishte ndodhur më 8…