Vetëm pak javë pasi përjetoi emocionin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij të dytë, këngëtari i njohur Blero ka vendosur të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm, kësaj radhe në aspektin estetik.
Artisti ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje për mbjelljen e flokëve.
Me këtë vendim, Blero i është besuar ekipit profesional të klinikës, e cila prej vitesh ka krijuar reputacion për shërbime cilësore dhe rezultate të suksesshme në fushën e transplantit të flokëve.
Ndryshimi vjen në një periudhë të rëndësishme për këngëtarin, i cili së fundmi është përqendruar jo vetëm te familja, por edhe te imazhi i tij publik. Zgjedhja për t’iu drejtuar një klinike të specializuar tregon rëndësinë që ai i kushton kujdesit personal dhe pamjes së jashtme.
