Një deklaratë e fundit e Mimoza Ahmeti në Ferma VIP ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe duket se ka revoltuar një pjesë të madhe të mbështetësve të saj. Pas sfidës së debatueshme ku fitues u shpall DJ Bujaka, Moza i është drejtuar atij duke i thënë se është “gabim” dhe se duhet ta falë sfidën, duke mos e pranuar fitoren. Ky qëndrim i saj nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Bujakës, por edhe nga disa ndjekës që deri më tani e kanë mbështetur vetë Mozën. Menjëherë pas transmetimit të momentit, rrjetet sociale janë mbushur me…
Author: ekskluzivet
Pas tensioneve të forta që shpërthyen gjatë sfidës në Prime-in e Ferma VIP, ku DJ Bujaka u akuzua për sjellje agresive ndaj disa banorëve, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, familja e Bujakës ka kërkuar transparencë të plotë nga produksioni, duke insistuar që publiku të shohë të gjithë dinamikën reale të sfidës. Në reagim thuhet se nga pamjet kuptohet qartë se si është zhvilluar loja dhe kush ka penguar vazhdimin normal të saj. Ata theksojnë se incidentet kanë ndodhur në tensionin e sfidës dhe se nuk ka pasur asnjë qëllim për të…
Një moment shumë emocional ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Ferma VIP, duke surprizuar jo vetëm banorët, por edhe publikun që po ndjek formatin. Teksa fermerët ndodheshin jashtë në oborr, zhurma e një droni ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tyre. Pak sekonda më vonë u kuptua se mesazhi surprizë ishte dedikuar për Mimoza Ahmeti. Por ajo që habiti më shumë ishte identiteti i personave që kishin dërguar dronin: Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku. Sapo e kuptoi nga kush vinte surpriza, Moza u emocionua menjëherë dhe reagoi me fjalë shumë të ngrohta. “Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke…
Një situatë që ka ndezur menjëherë debat në rrjet ndodhi gjatë Prime-t të fundit të Ferma VIP, pas transmetimit të videos përsëritëse të sfidës ku fitues u shpall DJ Bujaka. Gjatë diskutimit në studio, Mimoza Ahmeti surprizoi banorët dhe publikun duke mbajtur anën e Sara Karaj dhe Ilir Shaqiri, ndërsa hodhi akuza ndaj Bujakës për mënyrën si kishte luajtur gjatë sfidës. Ky reagim ka habitur shumë ndjekës, pasi Moza dhe Bujaka janë parë gjatë gjithë rrugëtimit si aleatë shumë të afërt brenda fermës, shpesh në të njëjtin grup kundër banorëve të tjerë. Ndryshimi i papritur i qëndrimit të Mozës ka…
Darti Malaj, bashkëshorti i Sara Karaj, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me rrugëtimin e partneres së tij në Ferma VIP. I ftuar në emisionin Living Day në Vizion Plus, ai foli për komentet negative dhe bullizmin që Sara po përjeton në rrjetet sociale. Darti u shpreh krenar që partnerja e tij ka ruajtur karakterin e saj brenda lojës, por theksoi se komentet për pamjen fizike të saj kanë qenë shumë të rënda. Ai kritikoi ashpër gjuhën e përdorur online, sidomos nga gra dhe nëna të tjera, duke e quajtur situatën “skandaloze”. Në reagimin e tij, ai përmendi…
Një moment sa komik aq edhe i papritur ka ndodhur së fundmi në Ferma VIP, duke shkaktuar të qeshura të mëdha mes banorëve. Protagonistë të skenës ishin Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri. Gjithçka nisi gjatë një loje spontane, ku Iliri po përpiqej me mimika dhe lëvizje ta bënte Mozën të qeshte. Teksa ai i afrohej shumë pranë fytyrës, Moza e ndali papritur dhe i tha:“A të bëj një gjë të frikshme?” Menjëherë pas kësaj, ajo i kap fytyrën me duar dhe e puth në buzë, duke e lënë balerinin totalisht të shtangur për disa sekonda. Pas surprizës, Iliri shpërtheu në…
Jeta private e Bes Kallaku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos pas zbulimit të lidhjes së tij me Ejona. Edhe pse çifti ka zgjedhur ta mbajë romancën larg syrit të publikut, motra e aktorit, Ana Kallaku, ka ndarë disa detaje të rralla për marrëdhënien me kunatën e saj të re. Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Ana publikoi një foto ku shfaqet e përqafuar me Ejonën, ndonëse pa ia zbuluar portretin. Teksa u pyet nga fansat për raportin me partneren e Besit, moderatorja nuk i kurseu fjalët e ëmbla. “Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën…
Një rrëfim i papritur është bërë së fundmi nga Mimoza Ahmeti gjatë një bisede me Sonin në Ferma VIP. Teksa diskutonin për raportet dhe tensionet me Zhaku, Moza ka treguar një situatë që sipas saj ka ndodhur jashtë shtëpisë. Ajo rrëfeu se e kishte telefonuar Zhakun për t’u takuar dhe për të pirë një kafe bashkë. Por sipas Mozës, në momentin kur janë takuar, Zhaku ishte i shoqëruar nga bashkëshorti i saj, gjë që duket se e ka mërzitur shumë. “I bëra tel që të takoheshim… ajo ishte me burrin tim,” – dëgjohet të thotë Moza në video. Ky rrëfim…
Edhe pse rrugëtimi i Fabjola Elezaj në Ferma VIP përfundoi mes polemikash dhe kritikash të forta, duket se jashtë shtëpisë situata ka marrë një tjetër kthesë. Pas debatit të bujshëm me Arbana Osmani dhe eliminimit të saj nga publiku, shumë menduan se Ola do të humbiste mbështetjen e ndjekësve. Por ndodhi krejt e kundërta. Që nga momenti i daljes nga reality show, ish-banorja ka parë një rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale. Sipas pamjeve të fundit nga profili i saj në Instagram, Ola ka fituar mbi 30 mijë ndjekës të rinj, duke arritur tashmë në rreth 131 mijë followers. Ndjekësit…
Prime-i i mbrëmjes së sotme në Ferma VIP u shoqërua me tensione të forta dhe debate të ashpra mes banorëve. Gjatë një sfide, ku fituesi do të shpëtonte nga televotimi, triumfues u shpall DJ Bujaka. Por menjëherë pas përfundimit të lojës nisën akuzat nga banorët e tjerë të përfshirë në sfidë, të cilët pretenduan se Bujaka kishte përdorur forcë të tepruar ndaj dy konkurrenteve femra gjatë lojës. Situata agravoi më tej kur Ilir Shaqiri shpërtheu ndaj Bujakës me tone të ashpra dhe komente fyese. Një prej deklaratave të tij gjatë debatit ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë…