Author: ekskluzivet

Modelja Loredana Brati ka folur pa doreza për disa prej emrave më të njohur të showbiz-it shqiptar, duke zbuluar se cilët artistë vlerëson më shumë dhe me kë nuk dëshiron të ketë më lidhje. E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ajo mori pjesë në një lojë, ku duhej të zgjidhte personazhin që do ta mbante “titullar”, atë që do ta linte “në stol” duke i dhënë një mundësi të dytë dhe atë që do ta dërgonte “në tribunë”, duke e përjashtuar nga jeta e saj. Pa hezitim, Loredana vendosi Don Xhonin në vendin e parë, duke…

Read More

Pak orë përpara finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është pyetur se cilën skuadër sheh favorite për të fituar trofeun. Gjatë një interviste, Trump pranoi se nuk është një ndjekës i rregullt i futbollit, por tha se do të zgjidhte Argjentinën, duke vlerësuar figurën e Lionel Messit. “Do të thoja Argjentina. Messi është një lojtar i madh,” u shpreh presidenti amerikan. Trump pritet të jetë i pranishëm në New York New Jersey Stadium (MetLife Stadium) për finalen mes dy kombëtareve, ku së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, pasi trupi i pajetë i një gruaje është gjetur brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit. Sipas mediave greke, alarmi u dha pasditen e së shtunës, kur një person i pastrehë zbuloi valixhen e dyshimtë në rrugën Evelpidon dhe njoftoi menjëherë autoritetet. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia konstatoi se brenda valixhes ndodhej trupi i një gruaje në gjendje të avancuar dekompozimi. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte e veshur me pantallona të shkurtra. Forcat e policisë rrethuan menjëherë zonën, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë nisën ekzaminimin dhe mbledhjen e provave. Identiteti…

Read More

Një kapitull i ri dhe shumë i veçantë ka nisur për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, e cila është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se ka sjellë në jetë një vajzë. Krahas një fotografie plot emocion, Alvisa ka ndarë edhe një dedikim prekës për vogëlushen, duke zbuluar për herë të parë emrin që kanë zgjedhur për të. “Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi, Reina. Emri yt do të thotë ‘Mbretëreshë’ dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes…

Read More

Mijëra adhurues të muzikës u mblodhën mbrëmjen e djeshme në Shkup për të ndjekur nga afër koncertin e Yll Limanit, i cili dhuroi një performancë plot energji dhe emocion. Artisti interpretoi disa prej hiteve të tij më të njohura, ndërsa publiku e shoqëroi duke kënduar çdo këngë nga fillimi deri në fund. Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes erdhi kur Ylli ndaloi koncertin për të bërë një dedikim për këngëtarin Shpat Kasapi, duke folur me vlerësim për ndikimin që ai ka pasur në rrugëtimin e tij artistik. “Shpat Kasapi është një nga artistët me më së shumti ndikim në…

Read More

Janë publikuar pamjet e momentit kur një 32-vjeçar u plagos me thikë brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës. Në videon e siguruar nga VoxNews, shihet një 18-vjeçar që mban në dorë një mjet prerës, ndërsa pak çaste më vonë 32-vjeçari rrëzohet në tokë pas goditjes së marrë. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani, motivet e konfliktit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Pamjet e incidentit kanë nisur të…

Read More

Një deklaratë e Gimbos gjatë një interviste televizive është kthyer në temë diskutimi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë aluduar se ajo mund të ketë qenë një mesazh i tërthortë për ish-mikun e tij, Mateo. Teksa fliste për mënyrën se si disa figura publike zgjedhin të menaxhojnë jetën e tyre private, Gimbo u shpreh: “Ne nuk bëjmë drama për show apo ndarje për vëmendje.” Edhe pse ai nuk përmendi asnjë emër, deklarata u interpretua nga një pjesë e ndjekësve si një thumbim që mund të lidhej me Mateon, për shkak të zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë jetën e…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Greta Kazazi, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga moderatorja Brikena, lidhur me raportet mes ish-banorëve pas përfundimit të formatit. Gjatë rubrikës “Kaq”, Brikena rikujtoi disa momente nga koha kur ndodheshin brenda shtëpisë, duke përmendur bisedat që, sipas saj, Greta, Shëndriti, Selin dhe Gimbo kishin bërë për të. “Kam parë disa video që, kur kemi qenë në Big Brother VIP, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani, çfarë flisni për mua?”, e pyeti moderatorja. Greta zgjodhi t’i përgjigjej me qetësi, duke theksuar…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka ndarë disa reflektime mbi eksperiencën e saj në reality show, duke folur edhe për mënyrën se si izolimi ndikoi në krijimin e marrëdhënieve mes banorëve. E ftuar në podcast-in e Grida Dumës, këngëtarja u shpreh se jeta brenda shtëpisë është krejtësisht ndryshe nga ajo që percepton publiku, pasi banorët shkëputen plotësisht nga rutina dhe realiteti i përditshëm. Sipas saj, izolimi bën që emocionet të përjetohen më intensivisht dhe lidhjet mes banorëve të krijohen më natyrshëm. “Kur hyn aty nuk e di nëse jeta jashtë vazhdon njësoj. Ti shkëputesh totalisht nga realiteti.…

Read More

Françeska Murati ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi ku shfaqet pranë reperit të njohur amerikan, Kanye West. Postimi erdhi vetëm pak ditë pasi artisti mbajti koncertin e tij të parë në Shqipëri, një ngjarje që mblodhi mijëra fansa dhe u komentua gjerësisht në rrjet. Në mesin e gjithë vëmendjes që mori koncerti, në fokus përfundoi edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”. Në fotografitë e publikuara në Instagram, Françeska shfaqet shumë pranë Kanye West në disa momente të ndryshme, duke bërë që shumë ndjekës të besonin se bëhej fjalë për takime reale. Megjithatë, e vërteta…

Read More