Një kapitull i ri dhe shumë i veçantë ka nisur për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, e cila është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se ka sjellë në jetë një vajzë.
Krahas një fotografie plot emocion, Alvisa ka ndarë edhe një dedikim prekës për vogëlushen, duke zbuluar për herë të parë emrin që kanë zgjedhur për të.
“Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi, Reina. Emri yt do të thotë ‘Mbretëreshë’ dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes sonë.”
Postimi është pritur me mijëra urime nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë uruar shëndet dhe lumturi familjes së re.
Me ardhjen në jetë të Reinas, Alvisa nis një nga rrugëtimet më të rëndësishme të jetës së saj, atë të mëmësisë.
