Pak orë përpara finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është pyetur se cilën skuadër sheh favorite për të fituar trofeun.
Gjatë një interviste, Trump pranoi se nuk është një ndjekës i rregullt i futbollit, por tha se do të zgjidhte Argjentinën, duke vlerësuar figurën e Lionel Messit.
“Do të thoja Argjentina. Messi është një lojtar i madh,” u shpreh presidenti amerikan.
Trump pritet të jetë i pranishëm në New York New Jersey Stadium (MetLife Stadium) për finalen mes dy kombëtareve, ku së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, do t’i dorëzojë trofeun ekipit fitues.
Finalja vë përballë kampionen në fuqi të botës, Argjentinën, dhe kampionen e Europës, Spanjën, në një nga ndeshjet më të shumëpritura të turneut.
