Author: ekskluzivet

Reperi i njohur G-Bani ka njoftuar hapjen e një fushate në platformën GoFundMe, me qëllim mbledhjen e fondeve për realizimin e projektit të tij më të ri muzikor, të titulluar “Assasin”. Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve, artisti shprehet se hip-hopi me tematikë sociale po kalon një periudhë të vështirë dhe se artistët e pavarur kanë gjithnjë e më pak mbështetje nga mediat, organizatorët dhe institucionet. G-Bani thekson se, pas tre dekadash në muzikë, këtë herë ka vendosur t’i drejtohet publikut për të bërë të mundur realizimin e këngës së tij më të re. Sipas tij, “Assasin” është projekti i tretë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku deputeti Agron Shehaj u përfshi në një situatë të pazakontë që lidhet me një dokument të klasifikuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama përdori tone të ashpra ndaj Shehajt, duke e akuzuar për marrjen e dokumentit dhe duke e krahasuar me “ballistët”, ndërsa ironizoi mënyrën se si, sipas tij, u largua nga salla. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shprehu gjithashtu skepticizëm se organet e drejtësisë do të veprojnë sipas ligjit për këtë rast. Rama nuk la pa përmendur edhe incidentin gjatë ndjekjes në korridoret…

Read More

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përfshirë në një incident të pazakontë në ambientet e Kuvendit, gjatë shqyrtimit të një dokumenti që lidhej me marrëveshjen ushtarake mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në pamjet e publikuara nga Report TV, shihet momenti kur Shehaj merr në dorë dokumentin dhe largohet me shpejtësi nga salla. Menjëherë pas tij vihet në ndjekje sekretarja e Kuvendit, e cila i kërkon të ndalojë. Gjatë ndjekjes në korridoret e Kuvendit, sekretarja rrëzohet në shkallë, por ngrihet menjëherë dhe vijon përpjekjen për ta arritur. Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale për shkak të skenës së…

Read More

Këngëtari i njohur Gjesti ka ndarë një mesazh të sinqertë me ndjekësit e tij, duke u bërë një apel që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes. Përmes një postimi në Instagram, artisti ka treguar se kohët e fundit shumë fansa kanë shkuar pranë banesës së tij me dëshirën për ta takuar apo për të bërë një fotografi. Edhe pse e vlerëson mbështetjen dhe dashurinë që merr nga publiku, Gjesti thekson se shtëpia është i vetmi vend ku dëshiron të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësi. “Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë…

Read More

Janë bërë publike detaje nga dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili dyshohet se vrau prindërit e saj dhe më pas e mbajti peng për disa orë, përpara se t’i jepte fund jetës. Në dëshminë e saj para autoriteteve, Rozalinda ka treguar se lidhja me Buzin kishte nisur në vitin 2020 dhe ishte kurorëzuar me fejesë. Megjithatë, sipas saj, marrëdhënia u përkeqësua me kalimin e kohës dhe përfundoi në vitin 2024. Ajo ka deklaruar se vendimi për t’u ndarë lidhej me problemet që, sipas saj, kishte ish-i fejuari, ndërsa ka shtuar se prindërit e saj nuk…

Read More

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të papritur gjatë një interviste për emisionin “Artistët Shqiptarë”. Gjatë bisedës, ai u pyet nëse kishte pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK. Pa hezitim, Eduardi u përgjigj se një moment i tillë kishte ndodhur me ish-banoren Bia Khalifa, me të cilën kishte krijuar afrimitet gjatë eksperiencës në reality show. “Po, me Bian. Edhe fatkeqësisht për mua nuk është transmetuar,” u shpreh ai me humor. Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, pasi një moment i tillë nuk është shfaqur gjatë transmetimit…

Read More

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit një shqetësim që e ka prekur këtë mëngjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se qeni i saj i dashur, Willy, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është gjetur. E shqetësuar, Selin u ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve që, nëse e shohin qenushin, ta kontaktojnë menjëherë. “Dita nisi me lajme jo shumë të mira. Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem kush e shikon të më shkruaj, ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës e cila e…

Read More

Protesta e zhvilluar sot në Tiranë u shoqërua me tensione, pasi pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë ndërhyrjes, policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje në rrjetet sociale ishte ai i File Bulkut, e cila u pa duke mbrojtur djalin e saj me autizëm nga efektet e gazit lotsjellës. Në pamjet që janë shpërndarë gjerësisht, djali shihet duke përqafuar nënën e tij mes lotësh, një skenë që ka prekur shumë qytetarë dhe ka nxitur reagime të shumta solidariteti. Zonja File Bulku është e njohur për publikun edhe nga…

Read More

Pas disa ditësh spekulimesh në rrjetet sociale për situatën e Anita Corleones, kanë ardhur zhvillime të reja. Dyshimet nisën pasi në internet u publikua një video ku Anita shihej duke i shërbyer kafen e mëngjesit partnerit të saj, Vali Corleone, duke bërë që shumë ndjekës të aludonin se ajo ishte liruar. Megjithatë, rezulton se videoja nuk ishte aktuale. Vetëm një ditë më parë, Vali kishte reaguar publikisht, duke treguar se mungesa e Anitës po ndihej edhe nga qeni i tyre, Safari, ndërsa shprehu zhgënjimin për refuzimin e kërkesës së saj për lirim. Ndërkohë, një lajm i rëndësishëm është bërë publik…

Read More

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pretendon se nuk është lejuar të hyjë në ambientet e Kuvendit. Në reagimin e tij, Shehaj shkruan se ndalimi është bërë “me urdhër të Edi Ramës”, ndërsa shton se afati i përjashtimit të tij nga Kuvendi kishte përfunduar dy ditë më parë. “Me urdhër të Edi Ramës, Garda ndaloi hyrjen time sot në Kuvend. Edhe pse afati i përjashtimit ka skaduar prej dy ditësh, si në diktaturë, më ndaluan të futesha për të përfaqësuar zërin e qytetarëve,” shkruan Shehaj. Ai vijon më tej me akuza ndaj…

Read More