Këngëtari i njohur Gjesti ka ndarë një mesazh të sinqertë me ndjekësit e tij, duke u bërë një apel që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes.

Përmes një postimi në Instagram, artisti ka treguar se kohët e fundit shumë fansa kanë shkuar pranë banesës së tij me dëshirën për ta takuar apo për të bërë një fotografi.

Edhe pse e vlerëson mbështetjen dhe dashurinë që merr nga publiku, Gjesti thekson se shtëpia është i vetmi vend ku dëshiron të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësi.

“Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia jem me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua… Por ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia jem. Do të kemi plot raste me u taku në koncerte, evente dhe vende publike.”, shkruan ai.

Në fund të mesazhit, Gjesti falënderon të gjithë fansat për mirëkuptimin dhe shpreson që privatësia e tij dhe e familjes të respektohet.