Breaking News:

TRAGJIKE/ 16-vjeçari shqiptar humb jetën pasi godet kokën në murin e tribunës

Advertisements

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit në Greqi, ku një 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje në ishullin Thassos.

I riu, Asllan Gjana, pjesë e skuadrës Byronas Kavala, po luante kundër ekipit Aiandas Panagias në një ndeshje të kategorisë së dytë të Shoqatës së Futbollit të Kavalës, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Advertisements

Sipas raportimeve, gjatë një dyluftimi për topin, 16-vjeçari doli jashtë fushës dhe u përplas me pjesën e pasme të kokës në murin që rrethonte stadiumin.

Pas goditjes, ai humbi ndjenjat. Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe futbollisti mori ndihmën e parë nga mjeku i takimit. Në vendngjarje mbërriti edhe shërbimi i urgjencës mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë u transportua me urgjencë në spital.

Advertisements

Asllan Gjana u dërgua në Spitalin e Kavalës, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i mituri nuk arriti të mbijetojë.

Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, shokët e skuadrës dhe komuniteti sportiv në Kavala.

Advertisements

Klubi Byronas Kavala ka reaguar me një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij.

“Me dhimbje të padurueshme dhe trishtim të papërshkrueshëm, familja atletike e Byron Kavala i jep lamtumirën njërit prej fëmijëve të saj”, thuhet në reagimin e klubit.

“Byroni i Kavalës është në zi, ka humbur një nga fëmijët e tij. Udhëtim të mbarë, djalë yni, ti do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona”, vijon mesazhi.

Ndarja tragjike nga jeta e 16-vjeçarit ka tronditur komunitetin sportiv, ndërsa familjes dhe të afërmve u janë drejtuar mesazhe të shumta ngushëllimi.