Breaking News:

 E rëndë në Tiranë/ Arrestohet efektivi i policisë që i mori jetën 66-vjeçarit 

Advertisements

Një aksident tragjik është regjistruar pas mesnatës në aksin rrugor Tiranë-Rinas, ku një 66-vjeçar që udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Sipas njoftimit zyrtar, automjeti drejtohej nga efektivi me iniciale I.T., pjesë e Forcave të Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Advertisements

Përplasja ka qenë fatale për 66-vjeçarin me iniciale S.M., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, punonjësit të policisë i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ, me vlerën 0.0 mg/l, sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Advertisements

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, AMP ka bërë arrestimin në flagrancë të efektivit, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Advertisements

Ngjarja tragjike ka marrë jetën e një 66-vjeçari, ndërsa hetimet do të përcaktojnë më tej se si ndodhi përplasja në aksin Tiranë-Rinas.