Breaking News:

Tirana në kaos dhe flakë, Partia Socialiste bën reagimin e fortë

Advertisements

Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas përshkallëzimit të situatës gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë.

Në reagimin e saj, PS-ja ka përcjellë një mesazh të fortë, duke theksuar se përgjegjësia për aktet e dhunës duhet të përcaktohet nga ligji. Postimi është shoqëruar me një video ku shfaqen momente nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

Advertisements

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.

Deklarata vjen në një moment kur protestat në kryeqytet dhe incidentet e regjistruara gjatë tyre kanë nxitur reagime të shumta publike.

Advertisements

Ndërkohë, mesazhi i PS-së vë theksin te përgjegjësia ligjore për personat e përfshirë në akte dhune, ndërsa zhvillimet pas protestave vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes.

Advertisements