Breaking News:

SKANDAL/ Gazetari bën deklaratën e fortë për videot me Adi Hilën: “Një nga vajzat ka abortuar …”

Advertisements

Gazetari Flor Gjini ka bërë një deklaratë të fortë në Euronews Albania, teksa diskutonte për videot intime që dyshohet se janë regjistruar në studion e kompozitorit Adrian Hila dhe që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

Gjatë diskutimit, Gjini ngriti fillimisht shqetësimin se vëmendja publike është përqendruar kryesisht te personazhet e përfshirë, ndërsa çështje të rëndësishme si shëndeti seksual dhe parandalimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme nuk janë trajtuar sa duhet.

Advertisements

“Si ka mundësi që nuk u mor askush, vërtet, të dilte dikush dhe të thoshte: ‘Ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me disa individë’? Si ka mundësi që aty nuk është përdorur një prezervativ? Ne flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si nuk doli kush të trajtonte një temë të tillë?”, u shpreh gazetari.

Megjithatë, deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pretendimi i tij për një shtatzëni të ndërprerë, që sipas Gjinit lidhej me kompozitorin Adrian Hila.

Advertisements

“Unë kam një informacion: Një nga personat që është xhiruar në ato video ka abortuar një fëmijë. Një fëmijë që e ka pasur me kompozitorin Adi Hila. E ka pasur përpara dy vitesh, tre vitesh. [Vajza në fjalë] ka qenë në një marrëdhënie të vazhdueshme [me Adi Hilën]”, deklaroi ai.

Gazetari nuk bëri publik identitetin e personit për të cilin foli dhe nuk paraqiti në këtë deklaratë prova që do ta konfirmonin pretendimin. Për rrjedhojë, bëhet fjalë për një informacion të pretenduar nga Gjini, i cili nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Advertisements

Deklarata vjen në një kohë kur publikimi i materialeve private ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ngritur diskutime mbi privatësinë, përgjegjësinë për shpërndarjen e pamjeve dhe mënyrën se si trajtohen personat e përfshirë.

Deri tani, nuk ka informacion të konfirmuar publikisht që të vërtetojë pretendimin e gazetarit për shtatzëninë e ndërprerë.