Breaking News:

Befason Heidi Baci/ Konkurrenti përdor fjalën fyese dhe moderatorja merr vendimin e menjëhershëm: “Çohu dhe…”

Advertisements

Një debat në studion e “Për’puthen” ka përfunduar me largimin e konkurrentit Mario, pas ndërhyrjes së moderatores Heidi Baci.

Gjatë debatit mes konkurrentëve, Mario përdori fjalën “gjytyrym”, e cila u konsiderua fyese nga moderatorja. Heidi reagoi menjëherë dhe i kërkoi konkurrentit të largohej nga studioja.

Advertisements

“Është thënë një fjalë shumë e rëndë këtu gjatë debatit, prandaj të lutem Mario të çohesh dhe të lësh programin”, u shpreh Heidi.

Pas kësaj, Mario u ngrit dhe u largua nga studioja, duke mos e vijuar më tej përplasjen.

Advertisements

Vendimi i Heidit erdhi në mënyrë të menjëhershme, duke treguar se moderatorja nuk toleroi gjuhën fyese gjatë debatit mes konkurrentëve.