Breaking News:

Rëndohet situata për Adi Hilën/ Pas Eli Farës dhe Monikës, edhe një këngëtare e kallëzon në polici

Advertisements

Gazetari Esido Barkaj ka zbuluar një detaj të ri lidhur me hetimet për videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

I ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, Barkaj deklaroi se pas këngëtares Eli Fara dhe aktores Monika Lubonja, edhe këngëtarja Blerina Matraku ka bërë kallëzim në polici ndaj kompozitorit Adi Hila.

Advertisements

Sipas gazetarit, në total janë regjistruar katër kallëzime. I pari është bërë nga vetë Adi Hila, i cili, sipas Barkajt, ka denoncuar për hakërim, ndërsa tre kallëzime të tjera janë bërë nga gratë e përmendura në lidhje me publikimin e materialeve intime.

“Janë regjistruar 4 kallëzime në total. I pari ka qenë personazhi kryesor, Adi Hila, që ka bërë kallëzim për hakërim, por janë dhe tre zonja që kanë bërë kallëzim kundër Adi Hilës”, u shpreh Barkaj.

Advertisements

Gazetari tha se fillimisht ka bërë kallëzim Eli Fara, më pas Monika Lubonja dhe së fundmi Blerina Matraku.

Sipas deklaratës së Barkajt, personazhet pretendojnë se janë filmuar pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tyre. Ai theksoi gjithashtu se çështja është delikate dhe se në hetim janë përfshirë struktura të krimit kibernetik.

Advertisements

Megjithatë, pretendimet dhe përgjegjësitë konkrete për publikimin e materialeve mbeten objekt i hetimit dhe nuk përbëjnë ende një përfundim gjyqësor.