Breaking News:

Monika Lubonja reagon për herë të parë pas publikimit të videove me Adi Hilën: “Ju drejtohem me dhimbje…”

Advertisements

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime që pretendohet se e përfshijnë atë dhe kompozitorin Adrian Hila.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Lubonja shprehet se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqim për filmimin, regjistrimin apo publikimin e materialeve intime. Ajo thotë se publikimi i tyre ka cenuar privatësinë dhe dinjitetin e saj.

Advertisements

“Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan aktorja.

Lubonja u ka kërkuar mediave të mos publikojnë apo spekulojnë me materiale intime, ndërsa opinionit publik i ka bërë apel të mos e kthejë situatën në argëtim apo gjykim ndaj saj.

Advertisements

Ajo gjithashtu bën të ditur se i është drejtuar drejtësisë dhe se synon ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore deri në fund.

“Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë”, shprehet Monika Lubonja, duke kërkuar që institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të zbardhin të vërtetën.

Advertisements