Breaking News:

Jonida Vokshi publikon mesazhin e papritur, në një kohë kur Monika Lubonja është në qendër të vëmendjes

Advertisements

Jonida Vokshi ka tërhequr vëmendjen me një mesazh të publikuar në Instagram, në një kohë kur mikja e saj e afërt, Monika Lubonja, ndodhet prej ditësh në qendër të vëmendjes publike.

Prezantuesja dhe aktorja nuk e ka përmendur drejtpërdrejt emrin e Monikës dhe as nuk ka komentuar publikisht situatën e krijuar së fundmi.

Advertisements

Megjithatë, mesazhi i publikuar prej saj ka tërhequr vëmendjen për shkak të kohës kur është ndarë me ndjekësit.

“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi!”, shkruan Jonida.

Advertisements

Fjalët e saj janë interpretuar nga disa ndjekës si një mesazh që lidhet me rëndësinë e mbështetjes dhe pranisë pranë një personi në momente të vështira.

Miqësia mes Jonida Vokshit dhe Monika Lubonjës është e njohur publikisht, por vetë Jonida nuk ka deklaruar se postimi i referohet drejtpërdrejt situatës së aktores.

Advertisements

Në vend të një reagimi konkret, ajo ka zgjedhur të ndajë një mesazh të përgjithshëm mbi mbështetjen, duke lënë të hapur interpretimin e ndjekësve.