Breaking News:

Top Channel i jep fund aludimeve për Kiarën, ja çfarë ndodhi me “Portokalli”

Advertisements

Prej disa ditësh në rrjetet sociale dhe në disa media kanë qarkulluar aludime për pozicionin e Kiara Titos në sezonin e ri të “Portokalli”, madje janë përmendur edhe pretendime për hatërmbetje apo përplasje të mundshme me Agron Llakajn.

Dyshimet u shtuan pasi Kiara nuk u shfaq në videon e parë promocionale të sezonit të ri, pavarësisht se më herët ishte bërë e ditur se do të ishte pjesë e spektaklit.

Advertisements

Por një publikim i ri duket se i ka dhënë përgjigje këtyre aludimeve.

Në videon e fundit promocionale të publikuar në bashkëpunim me faqen zyrtare të “Portokalli”, Kiara Tito shfaqet si pjesë e kastit të sezonit të ri. Postimi shoqërohet me njoftimin:

Advertisements

“Nga 4 Tetori, Portokalli të dielën ora 21:00!”

Kështu, prania e Kiarës në promovimin e ri tregon se ajo vijon të jetë pjesë e programit dhe se mungesa në materialin e parë promocional nuk rezultoi të ishte sinjal për largimin e saj.

Advertisements

Kiara do të jetë në sezonin e ri krahas Agron Llakajt, i cili rikthehet në “Portokalli” pas 16 vitesh dhe do të ketë rol si moderator dhe aktor.

Për momentin, nuk ka ndonjë konfirmim për një përplasje mes tyre, ndërsa publikimi i fundit i Top Channel tregon se të dy janë pjesë e sezonit të ri.

“Portokalli” rikthehet më 4 tetor, në orën 21:00.