Xheneta Fetahu ka pësuar një aksident automobilistik gjatë ditës së sotme në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht vetë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, përmes një postimi në Instagram.
Xheneta publikoi një fotografi të automjetit të saj, ku shihen dëmtime dhe gërvishtje të konsiderueshme në pjesën anësore.
Krahas fotos, ajo shkroi një mesazh që tregonte frikën e përjetuar:
“Mot moti s’jam tut si sot! Inshallah m’i ka marrë të këqijat.”
Pak më vonë, Xheneta konfirmoi për “Prive by Liberta Spahiu” se ishte përfshirë në një aksident automobilistik në kryeqytet.
Pavarësisht dëmtimeve të makinës dhe frikës së shkaktuar nga ngjarja, ajo ka bërë të ditur se është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme.
Deri tani, Xheneta nuk ka dhënë detaje të tjera mbi mënyrën se si ka ndodhur aksidenti apo nëse në të janë përfshirë persona të tjerë.


