Breaking News:

E fundit/ Dua Lipa reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, mesazhi që tërhoqi vëmendjen

Advertisements

Dua Lipa ka reaguar në Instagram pas aktgjykimit të shpallur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Këngëtarja ka shpërndarë materiale që lidhen me UÇK-në dhe pasojat e luftës në Kosovë. Në njërin prej postimeve shfaqet emblema e UÇK-së, e shoqëruar me mesazhin “Liria ka emër”. 

Advertisements

Në një tjetër InstaStory, ajo ka ndarë një grafikë me shifra që i referohen viktimave dhe pasojave të luftës në Kosovë, ku përmenden ndër të tjera refugjatët, të vrarët, fëmijët e vrarë, viktimat e dhunës seksuale dhe personat e pagjetur. 

Dua nuk ka bërë një deklaratë të gjatë mbi vendimin e gjykatës, por reagimi i saj është përcjellë përmes këtyre postimeve.

Advertisements

Edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale me mesazhe që lidhen me UÇK-në, luftën dhe viktimat e saj. 

Sa i përket aktgjykimit, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite. Gjykata i shpalli fajtorë për disa krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet. 

Advertisements