Breaking News:

Selin Bollati zbulon çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBVA5: “Normal që i …”

Advertisements

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka folur për eksperiencën e saj në reality show dhe veçanërisht për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Selin dha fillimisht një këshillë për personazhet që do të bëhen pjesë e formatit në të ardhmen, duke theksuar se situatat brenda shtëpisë nuk duhet të merren gjithmonë personalisht.

Advertisements

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë”, u shpreh ajo.

Por pyetja që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për çmimin e madh. E pyetur nëse i kishte marrë 100 mijë eurot pas fitores, Selin u përgjigj me humor, por edhe e konfirmoi:

Advertisements

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi fituesja e BBVA5.

Pas triumfit në “Big Brother VIP Albania 5”, Selin vijon angazhimet e saj në televizion. Ajo ka konfirmuar gjithashtu se së shpejti do ta shohim në një rol të ri, si pjesë e programit “Goca dhe Gra”.

Advertisements