Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati duket se mund të vijojë karrierën televizive, këtë herë në një tjetër rol.
Sipas Kryefjala.com, fituesja e edicionit të pestë të reality show-t pritet t’i bashkohet panelit të emisionit “Goca & Gra” në sezonin e ri.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte një ndryshim i rëndësishëm për Selinin, e cila pas fitores së BBVA 5 dhe çmimit të madh prej 100 mijë eurosh do të rikthehej shumë shpejt në ekran.
Këtë herë, ajo nuk do të jetë në rolin e një konkurrenteje, por pjesë e një paneli ku diskutohen tema sociale, marrëdhëniet, aktualiteti dhe çështje të ndryshme të jetës së përditshme.
Në sezonin e fundit, pjesë e panelit ishin Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.
Ende nuk dihet nëse ardhja e Selinit do të sjellë largimin e ndonjë prej tyre apo nëse Top Channel po planifikon një formulë të re për sezonin e ardhshëm.
Deri tani, as Top Channel dhe as Selin Bollati nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin. Megjithatë, nëse raportimi konkretizohet, Selini do të bëjë një tjetër hap në televizion, vetëm pak muaj pas fitores së “Big Brother VIP Albania 5”.

