Breaking News:

Martohet këngëtari i njohur Bes Kallaku në fshehtësi ? (Foto)

Advertisements

Një detaj në postimin e fundit të Bes Kallakut ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka nxitur aludime se aktori mund të ketë bërë një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e tij sentimentale.

Besi ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke u lutur përpara një kryqi. Por ajo që ka rënë menjëherë në sy është unaza në gishtin e tij, duke ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një fejesë apo martesë të mundshme.

Advertisements

Kuriozitetin e shton edhe kënga e zgjedhur për postimin, “Happiest Year” nga Jaymes Young, ndërsa Besi e ka shoqëruar fotografinë vetëm me fjalët: “Faleminderit Zot”.

Postimi vjen në një periudhë kur Kallaku ka folur publikisht për lidhjen e tij me Ejonën. Në janar, ai zbuloi se kishte bërë tatuazh emrin e saj, datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”.

Advertisements

Më vonë, gjatë një koncerti, Besi foli edhe për rëndësinë që Ejona ka marrë në jetën e tij, duke treguar se ajo i kishte rikthyer buzëqeshjen dhe duke i dedikuar publikisht fjalët: “Ejona, të dua!”

Çifti ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien kryesisht larg vëmendjes, ndërsa Besi nuk ka ekspozuar publikisht fytyrën e partneres së tij.

Advertisements

Pikërisht për këtë arsye, unaza, mesazhi “Faleminderit Zot” dhe kënga e zgjedhur kanë bërë që ndjekësit të ngrenë pyetjen: a ka bërë Besi Kallaku një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhënien e tij me Ejonën?

Deri tani, as Besi dhe as Ejona nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ndonjë fejesë apo martesë, ndaj gjithçka mbetet në kuadër të aludimeve të ngritura nga postimi.