Një moment i papritur ka ndodhur gjatë një prej koncerteve të fundit të Gjestit, teksa këngëtari po performonte para publikut.
Gjatë performancës, Gjesti është afruar pranë pjesës së skenës ku ndodheshin pajisjet e efekteve speciale. Në atë moment është aktivizuar një prej CO₂ jets, pajisje që përdoren në koncerte për të krijuar efekte vizuale me kolona të dendura gazi.
Nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet, këngëtari duket se ndodhej shumë pranë pajisjes kur ajo u aktivizua, duke bërë që shtëllunga e gazit ta kapte drejtpërdrejt në zonën e fytyrës.
Reagimi i tij ishte i menjëhershëm. Gjesti shihet teksa tërhiqet dhe vendos duart përpara fytyrës, i befasuar nga aktivizimi i papritur i efektit.
Pavarësisht momentit të sikletshëm, performanca nuk është ndërprerë dhe këngëtari ka vijuar koncertin.
Videoja e momentit ka nisur të qarkullojë në rrjet, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

