Breaking News:

Pamjet zbardhin gjithçka/ Nga përplasja te futja në det, si ndodhi tragjedia e turistit në Ksamil

Advertisements

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike që i mori jetën turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil, pas një përleshjeje të dhunshme në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit 2026.

Sipas dinamikës së përshkruar në dosjen hetimore, Prokuroria e Sarandës ka analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të ambienteve “Principotes” dhe plazhit “Paradise”, duke rindërtuar minutë pas minute atë që ka ndodhur.

Advertisements

Sipas materialit hetimor, rreth orës 05:14, disa shtetas, mes tyre viktima Luis Mendes, Ibrahim Lemoie, Sudae Akhmat dhe Florian Cetina, kanë dalë nga lokali “Principotes” dhe janë pozicionuar pranë zonës së rërës.

Vetëm një minutë më vonë, rreth orës 05:15, dy persona, të identifikuar në dosje si David Gjana (alias Heuertvent) dhe Sokrat Lipan (Vata), janë afruar drejt grupit të turistëve.

Advertisements

Në orën 05:16, situata është përshkallëzuar. Fillimisht ka pasur një shtytje mes Sokrat Lipanit dhe njërit prej personave të huaj. Më pas, sipas pamjeve, Lipan ka ndjekur një prej tyre dhe ka goditur Ibrahim Lemoie, duke bërë që ai të rrëzohej mbi shezllone.

Një minutë më vonë, Luis Mendes ka ndërhyrë për të mbrojtur mikun e tij dhe është përplasur fizikisht me Lipanin, i cili ka përfunduar në tokë.

Advertisements

Pas ngritjes, sipas dinamikës së hetimit, Lipan i është kthyer Mendesit me dhunë, ndërsa në përleshje është përfshirë edhe David Heuertvent, i cili dyshohet se ka goditur turistin portugez.

Në konflikt është përfshirë më pas edhe Sudae Akhmat.

Momenti kur turisti futet në det

Një prej momenteve më të rëndësishme të dinamikës është ai kur Mendes, sipas pamjeve, është gjendur i rrethuar nga disa persona.

Në përleshje është përfshirë edhe shtetasi Serxhi Selimi, i cili, sipas dosjes, ka goditur Ibrahim Lemoie.

Për t’i shpëtuar dhunës, Mendes është larguar me nxitim dhe është futur në det.

Në orën 05:17:53, ai është afruar sërish nga pjesa jugore e plazhit, pranë zonës së kamarierëve, ku sipas dosjes është përballur me Serxhi Ademin.

Ky i fundit dyshohet se e ka goditur me grushte dhe e ka shtyrë përsëri drejt detit.

Rreth orës 05:18, turisti portugez ka dalë nga uji dhe është drejtuar drejt shezlloneve të plazhit “Paradise”.

Pamjet, sipas materialit hetimor, tregojnë se bluza e tij e bardhë ishte tashmë e mbuluar me gjak.

Ndërkohë, në minutat pasuese, personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga zona.

Sipas dosjes, David Heuertvent është futur në ambientet e “Principotes”, ku dyshohet se kishte shenja gjaku në veshje, ndërsa Sokrat Lipan është larguar i gjakosur, i shoqëruar nga kamarieri Igli Cekani.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë individuale të personave të përfshirë dhe rrethanat e plota që çuan në vdekjen e turistit portugez.