Breaking News:

Luiz Ejlli rikthehet në ekran, Top Channel zbulon emrin e emisionit të tij (VIDEO)

Advertisements

Luiz Ejlli po përgatitet për një rikthim të ri në ekranin e Top Channel, këtë herë jo si konkurrent apo i ftuar, por si drejtues i një formati televiziv të tijin.

Top Channel ka publikuar pamjet e para promovuese të projektit, duke zbuluar edhe emrin e emisionit: “Live me Luizin”.

Advertisements

Në postimin e televizionit shkruhet:

“‘Live me Luizin’, së shpejti në ekranin e Top Channel…”

Advertisements

Projekti ishte paralajmëruar më herët edhe nga vetë Luizi, i cili gjatë një interviste në “Fiks Fare” kishte treguar se bëhej fjalë për një format që e kishte ëndërruar prej kohësh.

Ai kishte zbuluar se programi do të transmetohet një herë në javë, të premten në mbrëmje.

Advertisements

“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do të jetë një herë në javë, të premten në darkë”, ishte shprehur Luizi.

Sipas tij, formati do të jetë një “Prime Night”, me muzikë live dhe të ftuar të njohur.

“Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”, kishte treguar ai.

Tashmë emri i programit është zyrtarizuar nga Top Channel, ndërsa ajo që ende nuk është bërë publike është data e premierës. Televizioni ka njoftuar vetëm se “Live me Luizin” do të vijë “së shpejti”.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën televizive të Luiz Ejllit, i cili pas suksesit dhe fitores në “Big Brother VIP Albania 2”, tashmë do të provojë veten në rolin e drejtuesit të një formati të tij në prime time.