Balerina Klei Loshi ka reaguar sërish pas aludimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku emri i saj është lidhur me një video intime.
Përmes një postimi në Instagram, Loshi ka publikuar informacione të reja, të cilat sipas saj tregojnë se personi që shfaqet në materialin e shpërndarë nuk është ajo.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni munduar të më ndihmoni për identifikimin e asaj videoje. E kam videon e plotë dhe vajza që pretendoni se jam unë është RUSE, nuk ka ASNJË LIDHJE ME MUA!”, ka shkruar balerina.
Ajo ka ndarë gjithashtu një mesazh të marrë nga një ndjekës, i cili pretendon se vajza që shfaqet në video është ruse dhe nuk ka lidhje me Klei Loshin.
Ky është reagimi i dytë i balerinës, e cila më herët kishte mohuar kategorikisht përfshirjen në materialin intim. Ajo kishte deklaruar se jeton prej dy vitesh në Tiranë dhe se aludimet e publikuara po i dëmtojnë emrin dhe të ardhmen profesionale.
Loshi ka paralajmëruar gjithashtu se do t’i drejtohet organeve ligjzbatuese për të ndjekur rrugët ligjore ndaj personave që, sipas saj, kanë përhapur pretendime të pavërteta.
“Çdo gjë do t’i dorëzohet Policisë dhe do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore ndaj kujtdo që është përpjekur të baltosë emrin tim me shpifje të tilla! E vërteta do të dalë në dritë dhe secili do të mbajë përgjegjësi për gjërat që kanë thënë!”, ka përfunduar ajo.
Deri më tani, pretendimet e publikuara nga ndjekësi nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, ndërsa Klei Loshi këmbëngul se personi në video nuk është ajo.



