Breaking News:

E RËNDË/ Ish-banori i BBVA publikon imazhin e Andi Murrës në arkivol dhe ngre akuza të forta

Advertisements

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka publikuar një postim të fortë në rrjetet sociale, duke shënjestruar koreografin Andi Murra.

Në profilin e tij në Instagram, Sterkaj ka ndarë një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet portreti i Murrës, i shoqëruar me mbishkrimin “R.I.P. Andi M.A.R.R.E.”. Në foto është vendosur edhe simboli i një arkivoli.

Advertisements

Krahas imazhit, Sterkaj ka shkruar: “Andi M.A.R.R.E., gjej vend e futu!”, duke vijuar më pas me një akuzë të rëndë: “Familjet shqiptare nuk e falin ngacmimin seksual të fëmijëve!”.

Reagimin e tij, ish-banori e ka përmbyllur me shprehjen: “Drejtësi vs. Vetëgjyqësi!”, duke nxitur pikëpyetje mbi arsyet e këtij sulmi publik.

Advertisements

Megjithatë, bëhet fjalë për akuza të bëra nga Sterkaj, për të cilat në postimin e publikuar nuk janë paraqitur prova. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar publikisht që ta lidhë Andi Murrën me veprën e pretenduar.

Gjithashtu, deri në momentin e raportimit, Andi Murra nuk ka reaguar publikisht lidhur me postimin e Rogert Sterkajt.

Advertisements