Breaking News:

“U RRËMBYE”/ Reagon Elton Tozaj, zbulon çfarë ndodhi

Advertisements

Elton Tozaj ka reaguar pas aludimeve që qarkulluan në rrjetet sociale se mund të ishte rrëmbyer apo dhunuar.

Zërat u përhapën pasi TikToker-i Aleks Vishaj ngriti dyshime publikisht për gjendjen e gazetarit, duke lënë të kuptohej se mund t’i kishte ndodhur diçka e rëndë.

Advertisements

Por Tozaj ka vendosur t’u përgjigjet vetë këtyre pretendimeve përmes një postimi në Instagram Story, ku i ka cilësuar lajmet si të pavërteta.

“Se di kush i hap këto lajme fake! Por unë jam thjesht në punë e sipër! Sonte ora 22:00”, shkroi ai.

Advertisements

Me këtë reagim, Tozaj ka mohuar aludimet për rrëmbim apo dhunë, ndërsa ka paralajmëruar një tjetër publikim për mbrëmjen e sotme, në orën 22:00.

Reagimi vjen në një periudhë kur gazetari ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat dhe pretendimet e tij të fundit ndaj disa personazheve të njohur shqiptarë. Vetë Tozaj nuk ka dhënë detaje të tjera për publikimin që ka paralajmëruar.

Advertisements