Një moment nga puntata e parë e emisionit “Live me Luizin” ka sjellë reagimin e reperit Cllevio.
Gjatë programit, Luiz Ejlli interpretoi një këngë të Cllevios dhe më pas ia dha Gjergj Lekës për ta performuar. Ky veprim duket se nuk është pritur mirë nga reperi, i cili reagoi në rrjetet sociale me deklarata të forta ndaj Luizit.
Në një video të publikuar online, Cllevio përmendi edhe familjen e Luiz Ejllit dhe bëri pretendime lidhur me jetën e tij personale.
“Mami jot nuk e do Kiaren. Do tregoj si ke mashtruar familjen Topalli dhe për marrëdhënien tënde me vajzën e Jozefina Topallit”, shprehet Cllevio.
Deklaratat janë pretendime të bëra nga Cllevio dhe nuk janë shoqëruar deri tani me prova publike. Po ashtu, nuk ka një reagim të Luiz Ejllit lidhur me akuzat e bëra ndaj tij.
Mbetet për t’u parë nëse moderatori do të zgjedhë t’i përgjigjet publikisht deklaratave të reperit.

