Breaking News:

Pas gjithë zhurmës në rrjet, vjen lajmi i mirë për Monika Lubonjën

Advertisements

Pas dy ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje private që pretendohet se shfaq Monika Lubonjën së bashku me kompozitorin Adrian Hila, raportohet një zhvillim i ri.

Materiali nuk rezulton më i aksesueshëm në faqen ku ishte publikuar fillimisht dhe prej nga kishte nisur të shpërndahej në internet.

Advertisements

Publikimi i videos kishte shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa komentet e përdoruesve kishin vërshuar edhe në profilin e aktores në Instagram. Për shkak të situatës, Lubonja kishte vendosur të kufizonte komentet në postimet e saj.

Tashmë, sipas raportimeve, materiali është hequr nga faqja ku ishte publikuar fillimisht. Megjithatë, nuk dihet ende nëse fshirja është bërë nga administruesit e faqes, pas një kërkese për heqje apo si pasojë e ndonjë veprimi tjetër.

Advertisements

Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë rrethanat e publikimit dhe shpërndarjes së materialeve private që kanë qarkulluar ditët e fundit.

Sipas deklaratave të mikut të saj, Meridian Ramçaj, Monika Lubonja po e përjeton rëndë situatën.

Advertisements

Fshirja e materialit nga burimi fillestar mund të konsiderohet një zhvillim pozitiv për aktoren, por mbetet e paqartë nëse videoja vazhdon të qarkullojë në faqe apo platforma të tjera.

Vetë Monika Lubonja nuk ka bërë deri tani një reagim publik lidhur me fshirjen e materialit.