Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ndryshoi masën e sigurisë ndaj Jozef Markut, këngëtari ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të tij.
Në postimin e publikuar nga “Prive”, Joz Marku shfaqet në një fotografi, ndërsa krahas saj ka ndarë një mesazh me tone motivuese.
“Ka një diell që m’shoqnon kudo. Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju dua”, shkruhet në mesazhin e tij.
Reagimi vjen pak kohë pasi Apeli vendosi që Joz Marku të lihet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke ndryshuar masën e mëparshme pas arrestimit.
Këngëtari ishte arrestuar në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve nga një konflikt me Eduard Kuçin pranë mbikalimit të Rinasit.
Pas vendimit të fundit, Marku do të vijojë procedurat në gjendje të lirë, nën masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, përmes mesazhit të tij të fundit, ai ka zgjedhur t’u drejtohet ndjekësve me një reagim emocional.


