Breaking News:

Brikena Selmani prezanton anëtaren e re të familjes, emrin ia ka vendosur Mateo

Advertisements

Brikena Selmani ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga përditshmëria e saj, duke prezantuar anëtaren më të re të familjes.

Bëhet fjalë për një qenushe të vogël, të cilën çifti ka vendosur ta quajë “Diva”. Siç ka zbuluar vetë Brikena në Instagram, emri është zgjedhur nga partneri i saj, Mateo.

Advertisements

“Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Në imazhin e publikuar, Mateo shihet duke mbajtur në krahë qenushe, duke treguar se “Diva” është mirëpritur menjëherë në shtëpinë e çiftit.

Advertisements

Ky është një tjetër moment nga jeta e Brikenës dhe Mateos, historia e të cilëve mori një tjetër drejtim gjatë “Big Brother VIP Albania 5”. Pas përfundimit të formatit, dyshja kaloi një periudhë ndarjeje, por më pas u rikthyen bashkë.

Vetëm pak ditë më parë, Mateo e kishte pritur Brikenën në Shqipëri pas qëndrimit të saj në Itali pranë familjes, duke i dhuruar një buqetë me lule dhe një letër romantike.

Advertisements

Tashmë, duket se “Diva” është bërë pjesë e kapitullit të ri të çiftit.