Breaking News:

E papritur/ Sara Hoxha shfaqet në ekran, ndjekësit “sulmohen” me komentet për…

Advertisements

Sara Hoxha ka nisur eksperiencën e saj të re televizive, por që në daljen e parë në ekran, vëmendjen e publikut nuk e ka marrë vetëm roli i saj i ri.

Një pjesë e ndjekësve janë fokusuar te veshja e moderatores, veçanërisht te pantallonat që kishte zgjedhur për paraqitjen në studio.

Advertisements

Në rrjet kanë qarkulluar disa komente kritike ndaj look-ut të saj. “Ça i ka këto pantallona kjo?” dhe “Ça veshjeje, pa pikë lidhje”, janë disa prej reagimeve të publikuara nga ndjekësit.

Por komentet nuk kanë qenë vetëm negative. Disa prej tyre kanë vlerësuar paraqitjen e Sarës, duke e komplimentuar për energjinë dhe mënyrën e komunikimit.

Advertisements

“Minimumi, kjo vajzë ka edukatën edhe energjinë e mirë. Plus që po më pëlqen”, shkroi një ndjekës.

Një tjetër komentues e cilësoi Sarën “një yll” dhe u doli në mbrojtje atyre që e kritikuan për veshjen.

Advertisements

Kështu, debutimi i Sarës në eksperiencën e re televizive ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku zgjedhja e saj e veshjes ka hapur diskutime dhe ka ndarë opinionet e ndjekësve.