Advertisements
Një lajm i trishtë ka prekur familjen e Ardit Gjebreas. Nëna e bashkëshortes së tij, Anilës, është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori dhe kantautori përmes një postimi në Instagram, ku ka njoftuar familjarët, miqtë dhe të afërmit për ceremoninë e përcjelljes dhe pritjen e ngushëllimeve.
Advertisements
“Me trishtim njoftoj që mamaja e Anilës, ndërroi jetë”, ka shkruar Gjebrea.
Sipas njoftimit të tij, ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet sot në orën 14:00, nga shtëpia funerale “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit.
Advertisements
Familja do të presë ngushëllime gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, në oraret 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00.
Ngushëllime familjes Gjebrea për humbjen e të afërmes.
Advertisements


