Breaking News:

Pamje të rënda/ Del videoja e vrasjes së “Tanit të Rrushdiut” (VIDEO)

Advertisements

VoxNews ka publikuar pamjet e atentatit ndaj Artan Myrtajt, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”, në Sarandë.

Në videon e publikuar shihen momentet e sulmit, ndërsa pamjet sjellin edhe detaje të reja mbi mënyrën se si dyshohet se është kryer atentati.

Advertisements

Sipas përshkrimit të videos, viktima shihet duke dalë nga një lokal. Në atë moment, një person i veshur me të zeza dhe me skafandër afrohet dhe tenton të qëllojë, por arma duket se bllokohet.

Më pas, autori përdor një armë tjetër dhe qëllon ndaj Myrtajt. Pas atentatit, sipas pamjeve të publikuara, një person tjetër që drejton një motor me targa greke ndihmon autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Advertisements

Pamjet pritet të jenë pjesë e materialeve që mund t’u shërbejnë hetuesve për të zbardhur dinamikën e atentatit dhe identifikimin e personave të përfshirë.