Breaking News:

S’do ta besoni/ Prezantuesja e njohur mund të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”?

Advertisements

Pas rreth pesë vitesh në ekran si një prej figurave të moderimit sportiv, Lorina Dula vendosi disa muaj më parë të mbyllte këtë kapitull të karrierës.

Së fundmi, moderatorja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku është pyetur edhe për planet e saj profesionale dhe një rikthim të mundshëm në televizion.

Advertisements

Një prej pyetjeve lidhej me mundësinë që Lorina të bëhej pjesë e sezonit të ri të “Big Brother VIP”. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë:

“Me u rikthy në TV po, në Big JO!!”

Advertisements

Kështu, Lorina konfirmoi se rikthimi në ekran është pjesë e planeve të saj, por jo përmes formatit të “Big Brother VIP”.

Moderatorja u pyet gjithashtu se çfarë e kishte shtyrë të largohej nga angazhimi i mëparshëm televiziv. Pa dhënë shumë detaje, ajo la të kuptohet se mund të jetë duke përgatitur një projekt të ri.

Advertisements

“Për diçka ma të bukur”, u përgjigj Lorina.

Ndërkohë, ajo ka vijuar të jetë aktive edhe jashtë ekranit. Ditët e fundit, Lorina është parë në protestat e zhvilluara në Prishtinë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Për momentin, moderatorja nuk ka zbuluar se cili do të jetë projekti i saj i ardhshëm, por ka bërë të qartë se rikthimi në televizion është në planet e saj, ndërsa “Big Brother VIP” nuk është pjesë e tyre.