Breaking News:

Çfarë ndodhi? Elijona merr vendimin e papritur ndaj Klodit (FOTO)

Advertisements

Prej disa javësh, Klodi dhe Elijona janë përfolur për një krizë të mundshme në lidhjen e tyre. Dyshja kishte reaguar më herët ndaj aludimeve, duke deklaruar se në atë periudhë po fokusoheshin te puna, karriera dhe familja.

Por së fundmi duket se ka ndodhur një zhvillim i ri.

Advertisements

Klodi dhe Elijona kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, ndërsa nga profilet e tyre janë fshirë edhe fotografitë e përbashkëta. Ky ndryshim ka rikthyer menjëherë dyshimet se marrëdhënia e tyre mund të ketë marrë fund.

Zhvillimi vjen pas përfundimit të xhirimeve të Klodit për sezonin e dytë të “The 50 Italia”, reality show i Prime Video ku ai do të jetë një nga 50 konkurrentët.

Advertisements

Pas përfundimit të këtij angazhimi, Klodi është rikthyer në Itali, ndërsa Elijona vijon të jetë në lëvizje.

Lidhja e tyre nisi pas “Big Brother VIP Kosova 4” dhe për muaj me radhë dyshja ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente të shumta së bashku.

Advertisements

Tashmë, heqja e “follow”-it dhe zhdukja e fotove të përbashkëta kanë shtuar pikëpyetjet.

A ka marrë fund përfundimisht historia e Klodit dhe Elijonës, apo bëhet fjalë për një distancim të përkohshëm? Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të re për situatën.