Breaking News:

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Haga nis procedurën e papritur për…

Advertisements

Vetëm një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë nisur një tjetër procedurë, këtë herë lidhur me dëmshpërblimin e viktimave.

Sipas informacionit të publikuar nga “VoxNews”, Trupi Gjykues ka vendosur që kërkesat për zhdëmtim të mos kalojnë për shqyrtim në gjykatat civile të Kosovës, por të trajtohen nga vetë Dhomat e Specializuara.

Advertisements

Sipas gjykatës, kjo konsiderohet rruga më e përshtatshme për mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e anonimatit të tyre. Në vendim thuhet gjithashtu se dërgimi i viktimave në gjykatat e Kosovës mund të cenojë masat mbrojtëse të garantuara gjatë procesit.

Procedura nuk është mbyllur ende. Avokatët e Mbrojtjes kanë afat deri më 22 shtator për të kundërshtuar vendimin. Nëse nuk paraqiten kundërshtime, gjykata do të vijojë me shqyrtimin e kërkesave për dëmshpërblim.

Advertisements

Janë përcaktuar gjithashtu afatet për paraqitjen e provave. Mbrojtja e viktimave duhet të njoftojë deri më 22 shtator për çdo ndryshim në provat që do të paraqesë, ndërsa raportet e ekspertëve dhe provat e tjera duhet të dorëzohen deri më 7 tetor.

Kjo procedurë vjen menjëherë pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, i cili u shpall më 16 shtator në Hagë.

Advertisements