Breaking News:

Vuçiç habit me reagimin pas dënimit të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së: “Nuk kemi…”

Advertisements

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në deklaratën e tij, Vuçiç tha se Serbia duhet të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe se përballja me të kaluarën duhet të bëhet përmes dialogut.

Advertisements

Ai u ndal veçanërisht te fakti që katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Sipas tij, kjo pjesë e aktgjykimit ishte e rëndësishme për mënyrën se si Serbia e vlerëson vendimin.

“E gjithë kjo nuk u mor parasysh dhe, siç thashë, këto gjashtë akuza, të cilat kanë të bëjnë me krimet më të rënda kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë. Nuk kemi arsye të jemi të lumtur ose të trishtuar”, deklaroi Vuçiç.

Advertisements

Gjykata dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite. Të katër u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit. 

Vendimi i shkallës së parë lidhet me gjetjet e gjykatës për ndalime arbitrare, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Aktgjykimi nuk është përfundimtar dhe mund të apelohet. 

Advertisements

Reagimi i Vuçiçit vjen në një ditë me reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi pas shpalljes së vendimit në Hagë.