Breaking News:

Pas dënimit të babait të tij/ Ja çfarë bëri Endrit Thaçi sapo doli nga Haga

Advertisements

Pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vëmendja është përqendruar edhe te familjarët që ndodheshin në ambientet e Dhomave të Specializuara.

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, u panë duke u larguar nga gjykata pas përfundimit të seancës, pa dhënë deklarata për gazetarët në atë moment.

Advertisements

Të dy kishin qenë të pranishëm në Hagë para nisjes së seancës. Sipas raportimeve, Endrit Thaçi kishte deklaruar më herët se priste “liri për të gjithë”, ndërsa Klestor Veseli nuk ishte prononcuar.

Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite, Jakup Krasniqin me 25 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite burg për krime lufte. Të katër u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. 

Advertisements

Vendimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë. 

Pak më vonë, Klestor Veseli bëri edhe reagimin e tij të parë pas vendimit, duke deklaruar se familja do të qëndrojë e fortë pavarësisht dënimit të dhënë ndaj babait të tij.

Advertisements

Aktgjykimi u shpall më 16 shtator 2026 nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas një procesi gjyqësor që nisi në vitin 2023.