Breaking News:

E papritur/ Joz Marku thyen heshtjen pas ditëve të fundit, ja çfarë paralajmëron

Advertisements

Pas disa ditësh pa bërë postime, Jozefin Marku është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një fotografi pranë oxhakut, teksa shfaqet duke lexuar një libër. Krahas fotos, ai ka falënderuar të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë gjatë ditëve të fundit.

Advertisements

“Rekuperim. Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen”, shkroi Jozi.

Por vëmendjen e mori edhe mesazhi që ai shtoi në anglisht: “New project coming soon. Ju dua”, duke lënë të kuptohet se mund të jetë duke përgatitur një projekt të ri.

Advertisements

Rikthimi i tij vjen pas një periudhe të ngarkuar, gjatë së cilës emri i Jozefin Markut u përfshi në ngjarjen me Eduart Kuçin dhe në procedurat ligjore që pasuan.

Pavarësisht situatës së fundit, Jozi duket se po sinjalizon rikthimin në aktivitetet e tij, ndërsa tani mbetet për t’u parë se çfarë projekti të ri ka paralajmëruar.

Advertisements